U aksidentua bashkë me fëmijët, Kristian Boçi: Kam humbur shikimin në syrin e majtë (VIDEO)

Biznesmeni i njohur, Kristian Boçi u përfshi në një aksident para disa ditësh në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Boçi humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar në kanal.

Biznesmeni udhëtonte në mjetin tip ‘Benz’ së bashku me dy fëmijët e mitur, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Por, Boçi ka humbur shikimin në syrin e majtë. Përmes një video të postuar në Instagram, Boci tregon se ka humbur shikimin në syrin e majtë, por shpreson që t’i rikthehet.

‘Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët’– thotë ai.

@iconstyle.media

Kristjan Boci flet pas aksidentit: Kam humbur shikimin ne syrin e majtë! Ai tregon se dy fëmijët e tij janë mirë me shëndet. #fyp #foryourpage #foruyou #tirana #viral #viraltiktok #trendingvideo #trend #kristjanboci

♬ original sound – ICONSTYLE

 


Shtuar 17.09.2024 17:14