Kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i Laertiad Kekas një natë më parë pranë Kishës Orthodokse në qytetin e Vlorës.
Burime bëjnë me dije se 41-jeçari ka qenë duke ecur me motor në momentin që ka parë se po ndiqen nga një makkinë në lëvizje tip “Audi A6” me targa italiane.
Ai është qëlluar në distancë dhe ka rënë nga motori, por 41-vjeçari ka vijuar të vrapojë në këmbë për 100 metra, ku dhe ka marrë goditjen fatale nga vrasësist.
Një nga autorët është afruar dhe e ka qëlluar me plumb nëkokë për tu siguruar se e ka vrarë.
Gjithashtu theksohet se në këtë ekzekutim të jenë përdorur armë me silenciator, dhe autorët të jenë vrasës me pagesë.
Ndërkohë, deri më tani 10 persona janë shoqëruar në polici, mes tyre persona që kanë qenë të përfshirë në një ngjarje të rëndë ku ishte përfshirë viktima 10 vite më parë.
Bëhet fjalë për një grabitje që përfundoi në vrasje, krim për të cilin u dënua autori me 10 vite burg, i cili asokohe e mori përsipër 41-vjeçari. Gazetari po ashtu bëri me dije se ‘Audi’ që u gjet i djegur në aksin ‘Kotë-Sevaster’, dyshohet se është përdorur për një tjetër atentat në veri të vendit.
Nga hetimet paraprake, pista kryesore ku po heton policia, është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe motivet e tjera.