Tyson Fury “çmendet”: Futem në ring vetëm për 500 milionë paund

Tyson Fury mund të rikthehet në ring. Boksieri i njohur njoftoi pensionimin, por mund t’i prishet mendja nëse i ofrojnë 500 milionë paund për t’u ndeshur me Olekandr Usyk ose Anthony Joshua.

Fury ka deklaruar: “Kam dëgjuar se kërkoja 200 mln paund, por nuk më tundon ajo shifër. Nëse duan të kthehem, duhen 500 milionë paund.

Usyk dhe Joshua nuk janë sfidë për mua. Nuk do ta shikoja ndeshjen e tyre edhe po të luhej poshtë dritares time. Për 500 milionë paund, do të pranoja të ndeshesha me ta”./ h.ll/albeu.com

Shtuar 16.06.2022 14:20