Tymi i zi nxin qiellin, ABC raportim në vijën e frontit në Kiev (FOTO LAJM)

ABC ndodhet prej disa ditësh në Kiev. Gazetari Taulant Kopliku dhe grupi i xhirimit ndodhen sot shumë pranë vijës së kuqe, zona më e rrezikshme, ku më herët ka qenë e pamundur futja e mediave aty.

Gazetari bëri për pak momente raportim pranë vijë së zjarrtit mes rusëve dhe ukrainasve në kushte tepër të rrezikshmne.

Teksa po raportonte në sfond dëgjoheshin bombardimet e vazhdueshme dhe tymi i zi që pushtonte qiellin.

“Pas shpinës së operatorit janë më dhjetëra ushtarë të Ukrainës që janë vendosur në një vijë mbrojtje por e kemi të pamundur sepse nuk na lejohet. Mesa kemi informacione, forcat rusë po intensifikojnë sulmet për të marrë Kievin. Rezistenca e forcave ukrainase vijon të jetë e fortë. Ky është fronti kryesor i luftës që po bëhet për mbrojtjen e Kievit. E kam të vështirë të raportoj sepse ka shpërthime në të dy anët dhe janë shumë afër. Do të duhet të largohemi nga kjo zonë sepse jemi shumë afërt. Na bëjnë më shenjë që duhet të ndërpresim menjëherë transmetimin”, tha Kopliku.


Shtuar 7.03.2022 15:29