Tym i zi dhe mure të shkrumbuara, çfarë po ndodh në Tiranë, flakët përfshijnë dy pallate (VIDEO+FOTO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një pallat në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë ditën e sotme.

Zjarri është përhapur në gjithë pallatin, teksa është përfshirë nga flakët edhe një tjetër pranë tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, megjithatë puna për shuarjen e flakëve është e vështirë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

@albeu.com #tirane #zjarr #viral #viralvideo #viraltiktok #fyp #albeu #albeucom #fypシ゚ #fypシ゚viral #shqip #shqiptaretneperbote??? ♬ original sound – ALBEU

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duken dy pallatet që digjen, teksa tym i zi del nga terraca e tyre.


Shtuar 14.09.2023 15:38