Tym dhe flakë në zonë, pamje nga vendi ku u rrëzua avioni i Prigozhin (VIDEO)

Një përplasje avioni në territorin rus duket se i ka dhënë fund jetës së themeluesit dhe kreut të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në internet po qarkullon video që dyshohet se tregon zonën ku u rrëzua avioni.

Informacioni u konfirmua nga Ministria Ruse e Situatave Emergjente, e cila njoftoi menjëherë se Prigozhin ishte në mesin e 10 pasagjerëve. Të gjithë në bord – tre anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë – u vranë.

Ministria tha se Embraer Legacy, që thuhet se është në pronësi të Wagner, po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg. Embraer u rrëzua në fshatin Kuzenkino, provinca Tver.

Avioni dihet se i përket Wagner, por nuk është e qartë nëse Prigozhin ishte në bord.

TASS raportoi nga ana e saj se Administrata Federale e Aviacionit ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer, i cili ndodhi në rajonin Tver të mërkurën.


Shtuar 23.08.2023 20:03