Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, që është arrestuar për korrupsion me urdhër të SPAK, ka dalë sot para Apelit të GJKKO, duke kërkuar sërish ndryshim të masës së sigurisë.
Në deklaratën e tij ai ka thënë se nuk ka lidhje me tenderin që është nën hetim duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë autoritet mbi të.
“Nuk kam pasur asnjë autoritet mbi tenderin, nuk kam qenë kryetar dhe ent prokurues ka qenë drejtoria e punëve publike, s’ka qenë bashkia e Lushnjes”, ka deklaruar ai.
Tushe ka thënë gjithashttu se është sëmurë dhe se qëndrimi në burg i rrezikon jetën. “Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë pasi nuk ka dyshime të arsyeshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rënduar që kam”.
Ndërs për biznesmenin Ibrahim Lami ka thënë: “E njoh, por nuk kam lidhje me tenderin”./albeu.com