Turqia nuk gjen qetësi, “shkundet” nga tërmeti 4.5 Rihter

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur 36 km larg Kahramanmaras.

Sipas informacioneve në faqen e Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.5 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë provinca e Kahramanmaras.

Është konstatuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej rreth 1 kilometra, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit e 6 mijë në krahun tjetër dhe mbi 13 mijë pas-lëkundje, njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë./Albeu.com/


Shtuar 7.03.2023 11:16