Turku: E mbështesim Berishën dhe do ta mbështesim deri në fund!

Sot, sapo ora ka shënuar 18:00, nisi tubimi qytetar poshtë banesës së ish kryeministrit Sali Berisha për t’i shprehur mbështetjen e tyre.

I pari që mori fjalën këtë mbrëmje ishte një figurë e njohur e PD-së sidomos në Elbasan, z. Ardian Turku, i cili iu drejtua qytetarëve me këto fjalë:

Kemi rreth 55 ditë që protestojmë këtu, ajka, e forcës politike, që quhet Parti Demokratike, e forcës opozitare, ajo pjesë që ka shpirtin që nuk e lëshon kurrë në luftën politike që po bën për mirëqënien e këtij vendi dhe këtij populli.

Kemi dëgjuar gjatë gjithë këtyre ditëve shumë etiketime si “mbështetës të Berishës”, “militantë të pamend” e të tjera si këto, po nuk ka problem fare për ne.

As ka pasur dhe as do të ketë. Le të na quajnë disa të tillë si të pamend, le të na quajnë “mbështetës të Berishës” apo “berishistë”, Po, të tillë jemi! E mbështesim Berishën dhe do ta mbështesim deri në fund!

Le të na quajnë militantë! Pse jo?! Jemi anëtarë të Partisë Demokratike, por nuk jemi të pamend, nuk jemi të papërgjegjshëm, nuk jemi të pandërgjegjshëm dhe këtë e kemi demonstruar edhe kur kemi qenë në pushtet.

Në fakt, ne patëm një protestë madhështorë në datën 20 shkurt.

Ishte rikujtimi i rënies së bustit të diktatorit, por nuk ishte vetëm kaq. Ishte për t’i kujtuar diktatorëve të ardhshëm apo atyre aktualë, me shenja të qeverisjes me natyrë diktatoriale, për t’i kujtuar se kështu do të bini dhe ju!” theksoi Ardian Turku.


Shtuar 25.02.2024 18:58