Turjani për Orindën: ‘Mund të kishte zgjedhur një jetë më të lehtë, më zgjodhi mua me rrogë 800 mijë lekë’

I ftuar në “The Dalina Show”, producenti i njohur Turjan Hyska tha disa nga fjalët më të ndjera e të sinqerta për Orindën, të cilat nisën kështu:

“Orinda di të më shfazojë mua. Po t’i dojë qejfi Orindës, më shfazon, ma heq qarkun dhe mua s’ma heq qarkun njeri. Dhe Orinda në paralel, është qetësia ime. Ajo është një grua e cila ka një fuqi shëruese.”“Unë ndonjë bukurosh nuk jam, por Orinda ka qenë një gocë shumë e bukur, shumë e suksesshme. Mundej ta zgjidhte jetën shumë herë më të lehtë. Orinda më zgjodhi mua kur unë e kisha, po e banalizoj tani, kur e kisha rrogën 800 mijë lekë. Më zgjodhi dhe ra në dashuri me mua. Nuk u shkëput kurrë.”
Më tej, Turjani nuk ndjeu aspak siklet ta pranojë admirimin që ka për forcën dhe rolin e rëndësishëm të Orindës në familje:

“Sa herë që pyes Orindën për një vendim, unë nuk kam ndjerë një herë frustrimin që kjo grua po më zvogëlon ose po më krijon ngërç. Gjithmonë, në çdo moment stresi timin më ka thënë ‘Turjan, ti një kasolle ta ngresh nga e para, prapë do e kthesh në një shtëpi të madhe’. Është një shtyllë për mua, nuk dua të bëhem shumë poetik, por është një shtyllë shumë e rëndësishme. Është tamam fraza ‘familje’. Ajo është kisha ime.” “Ajo nuk ka nevojë për mua, unë jam plus për atë. Mbase dhe unë s’kam nevojë, por mendoj që kam nevojë për të. Femra është krijesë fantastike. Gruaja është krijesë tmerrësisht e bukur, nuk ka krijesë më të bukur se gruaja. Dhe rrjedhimisht, kjo bën që të ketë dhe anë të errëta: proceson ngadalë, drama i shkon, kur hakmerret, hakmerret bukur.”


Shtuar 13.11.2025 13:33