Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht pas lajmit se një 79-vjeçare është mbytur në det tek Shkëmbi i Kavajës. Mësohet se viktima me inicialet M.R., është mbytur aksidentalisht.
Turistja nuk ka dalë dot nga uji duke gjetur vdekjen ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konfirmuar se turistja sllovake ka ndërruar jetë.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin/dokumentimin e plotë të rrethanave te ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:30, te Shkëmbi i Kavajës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. R., 79 vjeçe, banuese në Sllovaki.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin/dokumentimin e plotë të rrethanave te ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.