Turistit i ndodh e papritura në Karaburun, nisen me urgjencë me ambulancë

Një turist i huaj i cili ka qenë duke bërë plazh në zonën e Karaburunit këtë të shtunë dhe pikërisht në Shën Jan është goditur nga një mjet lundrues tip gomone i cili po lundronte brenda kufirit të lejuar ku kishte kaluar tapat kufizuese.

Turisti i huaj është dëmtuar në këmbë në pjesën e thembrës të cilën helika ja ka dëmtuar totalisht.

Ndërkohë policia kufitare ka shkuar në vendngjarje duke shoqëruar të dëmtuarin në spital si dhe ka marrë në pyetje drejtuesit e gomones.


Shtuar 13.07.2024 16:21