Ndërsa kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni po shijonte pushimet në Vlorë me familjen e saj në vilën qeveritare, një ngjarje e paprecedentë u shënua në Berat.
Një grup turistësh italianë, pasi konsumuan darkë në një restorant, u larguan pa paguar.
Videoja e tyre bëri bujë në rrjete sociale, saqë mbërriti dhe në celularin e Melonit, teska ajo dhe italianët e tjerë po darkonin me Ramën.
Pasi pa videon, Meloni kërkoi urgjent të paguhej fatura.
Ambasada e Italisë në Shqipëri thotë se ka paguar faturën me vlerë 80 euro, sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, duke shtuar se uron që raste të tilla të mos përsëriten.
“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, shkruan ambasada./albeu.com