Një çift turistësh holandezë të cilët ishin me pushime në Liguria, Itali kanë harruar çantën e shpinës në një furrë buke ‘Leone Di Taggia’, ku brenda saj kishte një celular, një portofol dhe një zarf me 15 mijë euro.
Shitësja pasi pa çantën, ka gjetur numrin e telefonit të njërit prej turistëve dhe u ka telefonur atyre duke u kthyer gjithçka që ata kishin në çantë, raportojnë mediat e huaja.
Gjesti qytetar ka bërë xhiron në rrjete dhe media sociale.
“Ditën e djeshme bëmë një turne në Taggia dhe shkuam në një furrë buke në sheshin kryesor ku një shitëse e sjellshme na tregoi produktet e saj, duke na sugjeruar vendet se çfare duhet të vizitonim duke na treguar për origjinën e festave të San Benedetto dhe Maddalena. Pastaj u larguam. Pas gjysmë ore erdhi një telefonatë që na njoftoi se e kishim lënë çantën e shpinës në dyqan. Duam të falenderojmë publikisht këtë zonjë të ndershme dhe të sjellshme, ne do të kthehemi patjetër në atë furrë buke”, tha çifti holandez./Albeu.com./