Turi i lamtumirës, Yuri Kim në Vlorë: Do më mungosh!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ditën e sotme ka vizituar qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të turit të lamtumirës teksa pritet të lërë detyrën e saj në Shqipëri.

Ambasadorja ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram dhe shkruan se do t’i mungojë ky qytet dhe nuk do ta harrojë kurrë mikpritjen e shqiptarëve.

“Këtë fundjavë, vizitova Vlorën për t’u thënë faleminderit dhe lamtumirë miqve në një nga qytetet më të gjalla  dhe më të bukur të Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë mikpritjen tuaj, sipërmarrjen tuaj dhe stilin tuaj. Do te me mungosh” shkruan Kim në postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Kujtojmë që më herët Kim vizitoi Tropojën, Shkodrën Skraparin dhe Libohovën. Pas ikjes së saj Kim do të zëvendësohet nga nga kolegu i saj David J. Kostelancik.

Kush është David J. Kostelancik

Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.
David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley.

Ai ka shërbyer më më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit.

Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë. Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.

Me origjinë nga Illinois, Kostelancik është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, ku fitoi një Master të Shkencave.

Ai gjithashtu është diplomuar në Masterin e Arteve nga Universiteti i Miçiganit dhe ka një diplomë Bachelor të Arteve nga Universiteti Northëestern. Kostelancik flet katër gjuhë, rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht./albeu.com/ 


Shtuar 5.06.2023 20:23