Tubimi i djeshëm i opozitës, arrestohen 4 prej protestuesve

Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga.

Protesta e djeshme u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit marshuan në drejtimin e disa institucioneve.

Po ashtu gjatë marshimit pati hedhje të molotovëve dhe fishekzjarrëve, të cilave policia iu përgjigj me ujë me presion e gaz lotsjellës.


Shtuar 1.03.2026 08:54