Familjarë të dy të zhdukurve nga fshati Çukë në Sarandë kanë protestuar para komisariatit të Sarandës. Leonard Thodhori 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari 46 vjeç janë zhdukur prej 16 ditësh në mënyrë misterioze.
Familjarët janë përplasur verbalisht me një efektiv policie duke kërkuar llogari për fatet e dy të humburve.
I vëllai i Fatmir Sulovarit kërkoj t’i gjendet trupi i të vëllait , edhe në qoftë se e kanë vrarë. Para komisariatit thonë se do të mblidhen vazhdimisht derisa të kenë një përgjigje nga Policia e Sarandës.