Ditën e sotme, në një tryezë të mbledhur për Zgjedhoren, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, theksoi se ligji për financimet e partive politike, është prioritet.
Ai theksoi se ky ligj është i nevojshëm të ndërtohet me transparencë, si edhe që të krijoj një balancë mes partive.
Sipas tij, nuk duhet të lejojnë që të bëhet barrë për partitë e vogla, por gjithashtu shtoi se duhet të parandalojnë edhe financimet e paligjshme nga krimi apo nga ndikimet e huaja.
“Ndërtimi i një ligji me parametrat që kërkon koha është objektiv i rëndësishëm i joni. Çështje e rëndësishme por kemi masa pak më të mëdha politike se përmirëson një gjë që i shërben të gjitha partive politike. Ligji nuk do të udhehiqet nga parimi që njëra forcë të dominojë tjetrën, do të jetë proporcional, me standardet më të mira por edhe duke marrë parasysh edhe jetën shoqërore dhe traditën e shoqërisë.
Duke mos u kthyer një barrë e rëndë për partitë e vogla politike që mbase mund ta kenë më të vështirë nga kërkesat që mund të bëhen nga ky ligj. Duhet të gjejmë jë balanca që tregon transparencë, kontroll, autditim të pavarur dhe të parandalojmë fenomene që janë ndikime të paligjshme si financimet nga burime të papranueshme, qoftë nga bota kriminael e interesa biznesi të lidhura me pushteti apo fuqi të huaja”, tha ai.
