Janë publikuar pamjet nga aksidenti i frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sukth të Durrësit, ku mbeti i vrarë pasagjeri i motorit dhe i lënduar drejtuesi i motorit.
Ndërsa drejtuesi i automjetit që përplasi motorin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Por nuk mbaron me kaq, një makinë tjetër ka kaluar në rrugë në momentin që dy personat e përpalsur nga makina e parë ishin të tokë.
Burime bëjnë me dije se makina i kaloi sipër për njërit prej të aksidentuarve.
Siç duket edhe nga foto në rrugë duken dy personat që u përplasen rëndë nga makinat.
/albeu.com/