Trupat e 1500 militantëve të Hamasit gjenden në territorin e Izraelit

Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë konfirmuar se 900 izraelitë janë vrarë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.

Përveç kësaj, trupat e 1,500 militantëve të Hamasit janë gjetur në territorin izraelit, tha një zëdhënës i IDF.

Luftime të ashpra janë zhvilluar midis një numri të madh militantësh të Hamasit dhe IDF që nga një inkursion masiv të shtunën.

IDF ka publikuar emrat e 123 ushtarëve që thotë se janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Gjithashtu kanë konfirmuar se një ushtar, me gradën nënkolonel, vdiq në një përleshje zjarri në kufirin verior me Libanin, megjithëse kuptohet se kjo nuk ishte një përplasje me Hezbollahun.


Shtuar 10.10.2023 08:16