Trump në Shqipëri? Rama: Ardhja e Presidentit të SHBA në Tiranë mesazh i qartë, ja kur pritet të mbërrijë në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, u ndal edhe tek dy samitet që pritet të mbajë Shqipëria.

Rama tha se më 16 maj 2025, Shqipëria do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Sipas Ramës, kjo është një arritje që reflekton respektin dhe vlerësimin ndërkombëtar për Shqipërinë.

Po ashtu, Rama tha se Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Përgatitjet për këtë ngjarje madhore kanë nisur, duke përfshirë inspektimin e infrastrukturës dhe logjistikës në bashkëpunim me NATO-n.

“Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë është mikpritja e samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën kemi filluar punën së bashku me NATO, një mision inspektimi kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë, që do të ishin të pamundur në Tiranën e para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.

Ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë”, tha Rama.

Rama: Vitin e ardhshëm, më 16 maj do të mirëpresim Samitin e Komunitetit Politikan Evropian, do të kemi udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Evropës, përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi, është shumë e thjeshtë. Shqipëria sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit, të gjithë kanë vlerësime që mua më bëjnë krenar, por është frymëzimi për të vazhduar më tutje.

E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, pozicionin tonë politik. Ne kemi peshë modeste, por sot trajtohemi si të barabartë, në aspektin formal, por me një respekt që asnjëherë më parë nuk e kemi pasur në historinë tonë. Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet.


Shtuar 30.12.2024 13:39