Trump mbledh 1.5 milionë dollarë në 3 ditë pas pretendimeve se do të arrestohet

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mblodhi 1.5 milionë dollarë në tre ditë pasi pretendoi se arrestimi i tij ishte i afërt të martën .

Megjithatë, arrestimi i tij nuk ndodhi kurrë.

Stafi i fushatës presidenciale të Trump 2024 konfirmoi shumën për Fox News, duke vënë në dukje se ishin donacione nga baza e ish-presidentit amerikan.

 

Kjo do të thotë se ai po mblidhte mesatarisht 500,000 dollarë në ditë, dhe kjo është gati dyfishi i donacioneve mesatare ditore që merrte Donald Trump pasi shpalli ofertën e tij për Shtëpinë e Bardhë në nëntor, sipas Business Insider.

Në gjashtë javët përpara se Trump të shpallte kandidaturën e tij, 11.8 milionë dollarë donacione nga mbështetësit u derdhën në fushatën e tij të rizgjedhjes dhe 9.5 milionë dollarë të tjera në gjashtë javë pasi Trump shpalli kandidaturën e tij.

Rritja e financimit të fushatës së tij erdhi pasi ai bëri një pretendim të pabazuar se do të arrestohej të martën me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut, gjë që nuk ndodhi.

Kujtohet se të shtunën  e18 marsit, me postimin e tij, ish-presidenti amerikan u bëri thirrje mbështetësve të tij që të “demonstrojnë dhe të marrin përsëri kombin tonë”, pasi kishte zëra se ai do të arrestohej për rastin e pagesa prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Trump, ndaj të cilit vazhdojnë hetime të ndryshme gjyqësore, pohon se nuk ka kryer “asnjë vepër penale” dhe flet për të njëtën herë për një “gjueti shtrigash” nga kundërshtarët e tij demokratë.

Rasti i Stormy Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, ka komplikime.

Gjykatës së Nju Jorkut i kërkohet të vendosë nëse Trump ka bërë deklarata të rreme (një shkelje)  dhe nëse ai ka shkelur ligjet e financimit të fushatës (një krim) duke i paguar paratë zonjës Clifford pak para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, kur fitoi republikani./albeu.com


Shtuar 23.03.2023 13:45