Në një postim të publikuar në platformën Truth Social në orët e para të mëngjesit të sotëm, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërime të reja për përshkallëzim të mundshëm ushtarak ndaj Iranit, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë objektiva strategjike si urat dhe centralet e prodhimit të energjisë elektrike.
Trump deklaroi se ushtria amerikane “nuk ka filluar ende të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran”, duke shtuar se objektivat e radhës mund të jenë infrastruktura kritike e vendit.
Të lidhura
None found
“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja kudo në botë, nuk ka filluar ende të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Më pas vijnë urat, më pas centralet elektrike. Udhëheqja e re e regjimit e di se çfarë duhet bërë dhe duhet bërë shpejt!”, shkroi ai.
