Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, përmes së cilit ka falenderuar presidentin amerikan Donald Trump, pas një ftese që i ka ardhur nga ky i fundit për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një strukturë e cila do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.
Ky bord sipas Ramës është një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej vet Trump “ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.”
Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues të kësaj strukture, ndërsa shpreh nderimin e madh që po i bëhet atij dhe vendit me këtë propozim të Trump, dhe shton se: “Nuk mund të jem dot më krenar për shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
Postimi i Plotë i Ramës:
Shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.
Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të.
Thank you mr.President
God bless Albania and the United States
