Truket e amvisave me përvojë: Nëse i lani kështu perdet, ato nuk do të rrudhen asnjëherë

Shumë njerëz nuk e durojnë dot larjen e perdeve sepse mund të jetë një punë shumë e lodhshme, sidomos kur i nxjerr nga lavatriçja të rrudhura plotësisht.

Për t’i mbajtur ato krejtësisht të pastra dhe të rregullta, ndiqni këto udhëzime.

Si të lani perdet?

Si fillim, gjëja më e rëndësishme është që të hiqni me shumë kujdes perdet dhe mos i tërhiqni papritmas.

1. Në rast se e lani perden pëlhurë tjetër, sigurohuni që ta vendosni në një qese larës sepse do ta mbrojë këtë material të ndjeshëm nga të gjitha lidhësit, butonat, fijet, skajet e vrazhda…

2. Gjatë vendosjes së perdes në  lavatriçe, përpiquni ta palosni në mënyrë që të mos rrudhet.

3. Përdorni një detergjent rrobash me cilësi të mirë, por mos e teproni.

Zbutësi i rrobave është i domosdoshëm gjatë larjes së perdeve, sepse përveç që e bën pëlhurën të butë, do ta mbrojë perden nga dëmtimet dhe do t’i japë gjithashtu një erë të këndshme që më vonë do të mbushë të gjithë shtëpinë.

4. Hapi tjetër është rregullimi i temperaturës për larjen e rrobave, ku temperatura më e lartë e lejuar është 30 – 40 gradë. 

5. Menjëherë pas larjes varni perden dhe nëse është e nevojshme hekurosja bëjeni sa më shpejt që të drejtohet më lehtë./albeu.com


Shtuar 17.08.2022 16:02