Trudeau viziton Kievin në shenjë mbështetjeje

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, vizitoi Kievin të shtunën në një akt mbështetjeje teksa Ukraina po përgatitet për një kundërsulm të madh kundër forcave ruse dhe derisa po përballet me sulme të rregullta ajrore.

Trudeau bëri nderime në një vend përkujtimor në qendër të Kievit për ushtarët ukrainas që u vranë duke luftuar forcat proruse që nga viti 2014.

Kanadaja, anëtare e NATO-s, e cila ka një nga diasporat më të mëdha ukrainase në botë, ka ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën gjatë pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Udhëtimi i Trudeau në Kiev pasoi një natë sulmesh me raketa dhe dronë rusë në objektiva jashtë kryeqytetit, duke përfshirë Odesën, rajonin e Poltava dhe Harkiv.

Në një sulm në Odesa u vranë tre civilë dhe u plagon dhjetëra të tjerë./rel

 


Shtuar 10.06.2023 13:09