Tronditet Tirana! Kush është 37-vjeçarja e vrarë me thikë nga e motra pas një konflikti (EMRAT)

Kryeqyteti është tronditur mëngjesin e sotëm pas lajmit se një grua është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj.

Bëhet fjalë për 37-vjeçaren  Amanda Pushani.

Kjo e fundit dyshohet se është goditur me thikë gjatë një debati e sipër nga e motra, Marsela Pushani 40 vjeç, e cila është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 37-vjeçares. Trupi i pajetë i saj u gjet gjatë pasdites të së shtunës (2 shtator), por ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites. Fillimisht policia ka dyshuar për vetëvrasje, por pas plagëve që i janë konstatuar në trup dyshohet se është vrarë.

Policia ka arrestuar motrën e viktimës dhe ka shoqëruar në polici të afërm të Amandës për t’i marrë në pyetje./Albeu.com/


Shtuar 3.09.2023 09:05