Tronditet Tirana, eksploziv lokalit, për kë ishte mesazhi?

Pak pas mesnate reth orës 01:15, një sasi lënde plasëse i është vendosur një lokali në rrugën ” Ramazan Gaxherri”. Policia thotë sa ka vetëm dëme të vogla materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.


Shtuar 25.03.2025 08:21