Shkodra është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm kur një sasi lënde plasëse ka shpërthyer para banesës së shtetasit Pëllumb Shpati.
Mësohet se Shpati është me detyrë shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, në komisariatin e Policisë Shkodër.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç.
Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Albeu.com./