Gjatë natës, rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”S në Shkodër, i është vendosur lëndë plasëse shtetasit V. Zh., (oficer Policie).
Mësohet se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.
Policia sqaron se në derën e banesës private të një efektivi, është vendosur lëndë plasëse.
Grupi hetimor vijon veprimet për kapjen e autorit.
Njoftimi:
Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.