Shkodra është tronditur mesditën e sotme kur Petrit Vuksani, 51 vjeç u vra me armë zjarri brenda banesës së tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen “Tom Kola.”
Dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është një i afërm i tij, i cili ka hyrë në banersën e viktimës në momentin që ai ka qenë i vetëm.
View this post on Instagram
Mësohet se Vuksani i kishte dhënë me qira banesën autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Lekë Vuksani.
Deri më tani nuk dihen detajet rreth ngjarjes në fjalë, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Çfarë thotë policia
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim kapjen e autorit.
Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia një muaj më parë. Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin./Albeu.com./