Pas aksidentit fatal të së premtes, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e pilotit dhe asistentit të tij ka ndodhur në sportin e Rally.
Në turin spanjoll të “Villa de Tineo”, Julio Cesar Castrillo dhe Franscisco Javier Alvarez, dolën nga rruga me Citorenin e tyre DS3 N5 u përplasën me një pemë.
Përplasja rezultoi të ishte fatale për pilotin dhe asistentin spanjoll.
Pas aksidentit, turi i Spanjës u pezullua në mënyrë të menjëhershme, ndërsa kujtojmë se në “Villa de Tineo” janë regjistruar si konkurrentë plot 86 makina, të cilat janë në pritje të një tjetër komunikate për të vijuar garën.
Ndërkaq, Federata e Automobilizmit i ka ofruar ndihmë familjarëve dhe shokëve të dy viktimave në këtë moment të vështirë që po kalojnë, pas humbjes tragjike të të dashurve të tyrve./Albeu.com/.