Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Sarandës. Burime për mediat bëjnë me dije se në lagjen nr.3 të qytetit është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Paraprakisht mësohet se një person është gjetur i vdekur brenda një automjeti. Si pasojë e shpërthimit janë shënuar dëme të mëdha materiale në bizneset aty pranë si dhe automjetet e parkuara.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim si dhe një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit.