Një sasi tritoli i është vendosur një makine të parkuar në Kamëz.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Bulevardi Blu.
Bëhet me dije se mjeti i parkuar të cilit i është vendosur sasia e eksplozivit është “Audi Q7.
Për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale, duke u dëmtuar përveç makinës edhe xhamat e një dyqani aty pranë.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njofitimi i policisë:
Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/