Dukagjini është tronditur mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë që kanë lënë një të vdekur dhe një të plagosur rëndë.
Albeu.com mëson se viktimë ka mbetur Zef Guri, ndërsa djali i tij Gjin Guri është plagosur rëndë.
Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të rendë.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i tragjedisë dhe motivet janë të paqarta.
Autori është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh./Albeu.com