Alketa është një vajzë që ka dërguar në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj. Në insertin prezantues ajo thotë se kërkon të dijë nëse i takon diçka apo jo.
Një fakt tronditës ka dalë nga përplasja mes nënë e bijë. Pas akuzave të Alketës se nëna, Bahrija nuk e ka ndihmuar kurrë, kjo e fundit zbulon se mbesa ka vjedhur.
Deklarata e fortë trondit të pranishmit në studion. Jo vetëm kaq, por Bahrija ka marrë përsipër të paguajë vjedhjen që ka kryer mbesa dhe ka dokumentacionin që e provon këtë.
Bahrije: Po këto? Kush i paguan këto? Vjedhjet që më bëni ju! (Bahrija nxjerr disa letra nga xhepi dhe i vendos në tavolinën e Eni Çobanit). Vjedhjet që bën jot bijë! Kush i paguan këto?
Alketa: Çfarë janë ato?
Bahrije: Çfarë të të dalin e të të kërcejnë!
Eni Çobani: Kjo është e re tani…
Bahrije: Turp të kesh!
Çobani dhe Gjebrea nisin të lexojnë nën zë dokumentin dhe nga pëshpërimat e tyre kuptohet se bëhet fjalë për një shumë marramendëse, 29 milionë lekë. Përveç kësaj shume, Bahrija thotë se mbesa ka vjedhur edhe 1500 euro.
Alketa: Vajza ime punonte në një shtëpi, jemi në anë krushqie dhe ngaqë s’kam mundësi ta ndihmoj, është detyruar dhe ka vjedhur lekë në shtëpi. Po, është e vërtetë!
Bahrije: Turp të kesh!
Alketa: Ama kjo s’ka dhënë nga xhepi, babai im i dha 1000 euro, kështu 1 milionë…
Ardit Gjebrea: Më fal pak. Këtu nga dokumenti që është, unë nuk dua se nuk është etike që ta them, por ju të paktën e pranuat vetë që vajza juaj paska bërë…
Alketa: Po, nuk kam pse të gënjej.
Ardit Gjebrea: Vajza juaj ka punuar në një shtëpi dhe vjedhur një shumë parash që unë e pashë këtu. Këtu, në këtë deklaratë noteriale është që nëna juaj, Bahrija ka marrë përsipër që ta shlyejë…
Alketa: Jo, nuk është e vërtetë!
Ardit Gjebrea: E ke të shkruar!
Alketa: Ka vajtur me babanë, i ati i vajzës ka dërguar 500 euro nga Italia dhe 1 milionë i ka dhënë babai im nga pensioni.
Bahrije: Të lumtë moj të lumtë, të lumtë që mashtron! Po ato që më vodhi në punë? 1500 euro që ia kontrollove çantën dhe i mbajte e nuk m’i dhe mua? Turp të kesh! Jazëk të qoftë që e mhoon të tërë nënën! Turp të kesh! Edhe krahët e mi i ke mohuar tërë jetën!
Gjithashtu u prek paksa fakti se babai i Alketës, Petriti ka patur një marrëdhënie tjetër. Në zhvillimin e mëtejshëm të debatit mes nënë e bijë, Alketa nxjerr disa detaje të tjera ku tregon se në fakt i ati ka qenë i martuar.
Bahrija e konfirmon dhe shpjegon se bashkëshorti ka qëndruar i martuar, është ndarë dhe është rikthyer tek ajo. Bahrija ka pranuar për arsyen që u shpjegua në fillim të rubrikës pasi kur është martuar me Petritin ka qenë shtatzënë me djalin i cili vjen nga një martesë tjetër. Petriti i ka kërkuar ta mbajë fëmijën dhe i ka dhënë mbiemrin e tij ndaj ajo do t’i jetë gjithnjë mirënjohëse.
View this post on Instagram