Pamje shqetësuese kanë qarkulluar në rrjetet sociale duke nxitur reagime të forta. Pamjet, të filmuara në qytetin e Korçës, tregojnë një çift prindërish duke tërhequr me forcë dhe kapur për flokësh fëmijën e tyre të mitur, në një akt të dhunshëm dhe të papranueshëm.
Policia e Korçës ka reaguar menjëherë, duke identifikuar autorët. Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për një grua shqiptare me pasaportë holandeze dhe një burrë me origjinë turke, gjithashtu me nënshtetësi holandeze.
Të dy janë proceduar penalisht për dhunë ndaj të miturit, ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga uniformat blu, kanë justifikuar veprimet e tyre duke thënë se fëmija kishte këmbëngulur të blinte lodra dhe nuk pranonte të largohej pa i marrë, çka sipas tyre i “detyroi” të vepronin në atë mënyrë.