Tronditëse në SHBA, 12-vjeçarja vret vëllanë 9-vjeçar në gjumë, mendonte se ishte i “pushtuar”

Një tragjedi tronditëse ka ndodhur në qytetin Tulsa të SHBA-së, teksa një vajzë 12-vjeçare vrau vëllain e saj, të cilin e theri sepse mendonte se ishte… “i pushtuar”!

Siç raporton New York Post, fëmija vetëm 9 vjeç u sulmua nga motra e tij, e cila e goditi me thikë më shumë se 15 herë, duke humbur jetën.

Kamera e mbajtur nga ekipi i policisë, e cila mbërriti në vendngjarje, regjistroi arrestimin e vajzës 12-vjeçare, e cila lutej për keqardhje.

“Të lutem falje, të lutem. Nuk doja të ndodhte, nuk doja të ndodhte kështu… Do të kaloj gjithë jetën në burg”, dëgjohet të thotë vajza në polici teksa e arrestojnë.

Identiteti i vajzës, si dhe i viktimës nuk bëhet i ditur, por informacionet e siguruara nga policia e Tulsas konfirmuan se djali u godit me thikë për vdekje.

Nëna e fëmijëve, e cila është identifikuar si April Lyda, në momentin e arrestimit ishte duke ndjekur dhe bërtitur në drejtim të vajzës së saj teksa ajo lutej të lirohej.

“Ka pasur plagë me thikë në kraharor. Lute Zotin që të ketë jetuar”, bërtiti nëna e 12-vjeçares, por djali i saj 9-vjeçar nuk arriti të jetonte.

Vajza ka pranuar në polici se ka goditur me thikë vëllain e saj ndërsa ai ishte duke fjetur dhe më pas e ka hedhur thikën nga dritarja. Arma e krimit është zbuluar nga autoritetet.


Shtuar 1.06.2023 10:59

Tags: , ,