Pas skandalit të publikuar në spitalin e Onkologjikut, analisti Arjan Curri tha se duhet të hetohet pasuria e mjekëve dhe e familjarëve të tyre.
Në “Top Story”, Curri tha e vajza e mjekut Edmond Gashi është parë më një mjet tip ‘Range Rover’ luksoz, ndërsa tha për një tjetër mjek të Onkologjikut se ka vizituar Dubain 5 herë brenda një viti.
“Vajza e Çufoz e hipte e zbriste nga një Range Rover Luksoz. Ka ndonjë prokuro ose institucion që tu kontrollojë pasurinë këtyre njerëzve, po me thotë një koleg i këtyre. Një mjek i onkologjikut vetëm këtë vit ka udhëtuar 5 here në Dubai.Duhet të bëhet kontroll edhe familjarëve, vajza e çufos kishte dale sot ‘mos shif filma’, ‘do qaj’. Askush nuk guxon tu kontrollojë pasurinë”-u shpreh Curri.