Tritoli në Vaun e Dejës paralajmërim për Bernard Ndrecën? Banesa e kreut të “Rithemelimit” e mbushur me kamera sigurie

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin që iu bë mëngjesin e sotëm kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Persona ende të paidentifikuar i vendosën tritol makinës tip “Audi” të Ndrecës, e cila ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Shpërthimi ndodhi menjëherë sapo Ndreca u fut në mjet.

Për fat të mirë Ndreca nuk u plagos, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit ose autorëve.

Nuk ka ende një informacion për motivin e atentatit ndaj kreut të “Rithemelimit”.

Dyshohet se atentati ka të bëjë me një paralajmërim për Ndrecën, pasi sasia e tritolit ishte aq sa ta trembte atë, pa i shkaktuar lëndime.

Sakaq duket se policia ka në duar të dhëna që mund të lehtësojnë identifikimin e autorëve, pasi banesa e Ndrecës është e pajisur me kamera sigurie.

Kamerat e sigurisë në banesën e kreut të Rithemelimit do mund të zbardhin dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm./albeu.com/