Tritoli në derën e banesës në Shkodër, identifikohet një nga autorët

Policia ka identifikuar një prej autorëve të hedhjes së tritolit në derën e një banese në Shkodër, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Përmes një njoftimi, policia thotë se po vijon punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas informacioneve të para, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.


Shtuar 28.07.2024 10:06