Banorët e pallatit në Fresk ku ndodhi shpërthimi në derën e apartamentit të Muhamet Dukës janë shprehur të trembur nga ngjarja, ndërsa kërkojnë mbrojtje nga shteti.
Një nga fqinjet ka treguar për mediet moment e tmerrit që ajo përjetoi bashkë me të shoqin kur dëgjuan shpërthimin e madh.
Kujtojmë se persona ende të paidentifikuar vendosën në orët e para të mëngjesit sot një lëndë shpërthyese në derën e banesës së Muhamet Dukës, baba i Leonard dhe Elis Dukës, kundërshtarë të Ervis Martinajt.
Nga shpërthimi i ndodhur ka pësuar dëmtime edhe banesa e fqinjit të Mehmet Dukës, Bedri Gjerka. Gruaja e tij ka treguar për “News24” se janë tronditur pasi shpërthimi ishte shumë i madh. Ajo ka theksuar se bashkëshorti i saj, Bedri Gjerka ka përfunduar në spital. Ajo i ka bërë thirrje shtetit të marrë masa, pasi janë të frikësuar dhe të pasigurt edhe në banesën e tyre e cila tashmë ka mbetur e dëmtuar.
“Dëgjuam një shpërthimit të madh, u ngritëm dhe shtëpia ishte e mbushur plot me tym dhe dera nuk na hapej. Lajmëruam policinë dhe erdhi nga ora tre e gjysmë e natës, dhe ka qëndruar deri në mëngjes. Nuk dimë se çfarë ka ndodhur. Ne kemi qenë në dhomë tjetër…Bashkëshorti është në spital i është bllokuar veshi nga shqetësimi i madh. Banesa ka marrë dëmtime është bërë copë-copë. Para katër vitesh është shpërthyer dera e pallatit. Dy tre muaj përpara se të iknin ata, ka shpërthyer. Në këtë hyrje jemi 30 familje dhe jemi shumë të tronditur. I bëj thirrje shtetit, ne nuk jemi të siguruara brenda në shtëpinë tonë. Jemi në punën tonë në hallin tonë. Jemi dy pensionistë nuk dimë asgjë”, ka treguar fqinja./albeu.com/