Muhamet Duka, të cilit iu vendos në orët e para të mëngjesit sot tritol në derën e banesës së tij në zonën e Freskut në Tiranë thotë se nuk ka dijeni se kush mund fshihet pas kësaj ngjarjeje. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar.
Ai ka pohuar se nuk e di se kush mund të jenë autorët.
Kujtojmë se Muhamet Duka është babai i Leonard dhe Elis Dukës. Leonard Duka u arrestua pak kohë më parë, ndërkohë që dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën. Santiago Malko ishte njeri i besuar i Ervis Martinajt, ndërsa dy vëllezërit Duka njihen nga policia si kundërshtarë të Martinajt.
Dyshohet se shpërthimi me lëndë plasëse të jetë jë paralajmërim ose kërcënim mes grupeve kriminale.
Më herët Martinaj rrëmbeu Muhamet Dukën dhe kjo ishte nisja e sagës hamkarrëse të vëllezërve Duka ndaj Ervis Matinajt. Ndërkohë, i shumëkërkuari i drejtësisë, Martinaj ndodhet i zhdukur prej kohësh, ndërsa familja nuk ka asnjë gjurmë për të./Albeu.com/