Tritol shtëpisë së kreut të PD në Shijak, reagon PD: Të zbardhet urgjentisht

Partia Demokratike e ka konsideruar akt kriminal shpërthimin me tritol në shtëpinë e kreut të PD-së në Shijak, ndërsa në deklaratën e tyre theksojnë  se gjenden pranë familjes Vora në këto momente.

Ndër të tjera PD thekson se ngjarje të tilla kriminale janë përsëritur shumë kohët e fundit ndaj organet ligjzbatuese duhet që të veprojnë me shpejtësi , profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.

“Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut.

Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.

Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve”, thuhet në reagimin e PD-së.


Shtuar 24.05.2021 12:49