Tritol një biznesi në Kamëz gjatë orëve të para të mëngjesit, policia jep detajet e para

Një ngjarje tronditëse është regjistruar rreth orës 02:20 të mëngjesit në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz, ku një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Hetimet vijojnë gjithashtu për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 15.11.2025 08:22

Tags: ,