Tritan Kalo: Hera e parë që nga fillimi i pandemisë që asnjë person në Covid nuk vjen në Urgjencë

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një lajm të mirë në lidhje me pandeminë.

Kalo shkruan se për herë të parë, që nga fillimi i pandemisë, në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUT nuk është paraqitur asnjë I sëmurë me Covid.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të mos anashkalojmë masat anti-Covid dhe se vaksinimi do të ndihmojë të dalim sa më shpejt nga ky tunel

“Kohë kovidiane…. 8.05.2021…. Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuku është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19….E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19…..SHPEJT për të folur me siguri, POR kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tyneli i gjatë,  ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 Marsit 2020….Kemi ende plot të sëmurë në gjëndje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre…. Kemi humbur qindra e mijra të afërt, miq e shokë…. Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishta, por NE nuk jemi dorzuar…Vetndërgjegjësimi dhe vetkujdesja KURRË të mos na zbehet dhe të na mungojë edhe pas sodit…MHD ( Masak, Higjena personaledhe kolektive, Distancimi gizik) mbeten shumë të efektëshme në këtë betejë me armilun e padukshëm…. VAKSINIMI po na ndihmon që të dalim sa më shpejt nga ky tynel, ndaj për asnjë dekikë mos nguroni të vaksinoheni ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Mëndjeçarturit e gojështhururit kundër aplikimit të vaksinës kurrë nuk do të mbyllen, por nga shekujt populli na rikujton se :”Një gurë hedh budallai në lumë, e duhen 1000 të mënçur për ta gjetur e nxjerë atë nga ai”…..Duajeni dhe respektojeni sa më shumë veten si dhe ata që gjallojnë rreth jush…. NE, mantelbardhët dhe stafi tjetër mjeksor jemi kurdoherë këtu në vijën e parë për t’u kujdesur dhe ndihmuar në përballjen tuaj me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19….Koha po punon për Ne, që edhe me kujdesin e pa munguar ndaj vetëvetes, të mundemi t’i gëzojmë sa më mirë bukuritë e këtyre viseve të së bekuarës Nënëlokes Shqipëri….Together forever!!!”, shkruan Kalo./albeu.com


Shtuar 8.05.2021 08:41