Trendi në TikTok! Pas kujt do shkojë qeni? Pas djalit apo vajzës

Çiftet nga e gjithë bota kanë testuar besnikërinë e qenve të tyre duke vrapuar në drejtime të kundërta për të parë se cilin prej tyre ata do të ndiqnin.

Sfida është bërë virale në Tik Tok, ku pronarët e qenve nga e gjithë bota kanë publikuar video duke e kthyer atë në një sfidë ndërkombëtare.

Një përmbledhje e tyre tregon së pari Megan Maxheimer dhe burrin e saj, nga Flushing, Michigan, që vrapojnë në drejtime të kundërta larg tre qenve të tyre.

Një nga qentë ndjek burrin e saj, njëri ndjek Megan por më pas ndryshon mendje. Qeni i tretë vështron të gjithë veprimin dhe në fund  shkon drejt Megan.

Megan tha: ”Epo, ndihem e tradhtuar. Por ishte padyshim kënaqësi.”

Në Nju Jork, një qen husky i quajtur Koda nuk po e ndante dot mendjen se kë prej pronarëve të ndiqte. Pamjet e tregojnë atë së pari duke ndjekur pronaren Gabriella Pierre.

Por pas disa hapash, ai ndërron drejtim për të ndjekur pronarin e tij, dhe në fund ai vendos  të ndryshojë përsëri mendjen dhe të vrapojë drejt Gabriellas.

”Ne e provuam këtë sfidë me Kodan tonë për të parë se kë do më shumë! Isha unë në fillim, por ai patjetër që na do të dyve!” – tha ajo.

Dhe në Dacula, Georgia, të dy qentë ndoqën Katelyn Reiver, edhe pse njëri prej tyre jeton me partnerin e saj Brad Holmer.

”Të them të drejtën nuk e prisja këtë rezultat. Gjëja më e bukur është se vetëm ai më i madhi jeton me mua dhe tjetri jeton me Brad. Për ata që ndihen të trishtuar për partnerin tim, ne bëmë përsëri sfidën dhe këtë herë, të dy qentë vrapuan drejt tij!” – tha Katelyn.

Video e fundit tregon Malika Akhmetova, që jeton në Almaty, Kazakistan dhe burrin i saj të cilët provojnë sfidën, por qeni i tyre duket se ka ide të tjera.

Qeni labrador thjesht qëndron dhe vështron se si pronarët e tij vrapojnë në drejtime të kundërta nga njëri tjetri.

”Unë e pashë këtë sfidë dhe doja vërtet ta provoja me qenin tim, Logan. Mendova se Logan do të vraponte pas burrit tim sepse ai e konsideron atë si një udhëheqës. Por ishte kaq e papritur kur ai nuk ndoqi asnjërin prej nesh, por filloi të hante shkopinjtë në dysheme! Ishte aq befasuese por edhe qesharake në të njëjtën kohë. ” – tha Malika.

 


Shtuar 2.05.2021 09:33

Tags: ,