Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët në San Benedetto.44-vjeçari ishte në ndjekje të autoriteteve italiane, teksa po lëvizte me automjetin e tij së bashku me një person tjetër.
Karabinierët morën masa për ndalimin e tyre, ndërsa gjetën një zarf me kokainë.
Po ashtu zbuluan edhe rreth 2000 euro para, të konsideruara si të ardhura të paligjshme.