Tregtarët në Vlorë përplasen me Elisa Spiropalin: T’ju vijë turp që vini këtu (VIDEO)

Këtë të shtunë, tregtarët e tregut industrial kanë pritur me kritika të ashpra ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një vizite të saj në Vlorë.

“Turp që vini në Vlorë, se e kini shkulur me themel. T’iu vijë rëndë që vini në Vlorë”, iu drejtua një qytetare ministres, e cila u përgjigj se kishte ardhur për një çështje tjetër.

Gjatë këtij takimi, ajo është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të plotë të situatës, por ka premtuar se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për t’u njohur nga afër me problemin e tregtarëve.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, mësohet t’u ketë thënë ajo tregtarëve.

Spiropali ndodhej në Vlorë për të marrë pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa akoma drejt BE”.

 


Shtuar 31.01.2026 13:25