Një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shpërblyer me 24 milion dollarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vendosi që të tregojë problemet e makinave Hyundai.
Mund të jetë një ngjarje që ka potencialin të ndryshojë përgjithmonë marrëdhënien e shtëpive automobilistike dhe institucionet monitoruese shtetërore, të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një inxhinier korean, i punësuar me vite te gjiganti i sektorit Hyundai, është shpërblyer nga autoritetet amerikane me 24 milionë dollarë për informacionet e dhëna që kanë zbuluar një seri gabimesh teknike, si dhe mungesë të transparencës nga gjiganti aziatik.
Më në detaj, bëhet fjalë për disa problemeve në projektimin e motorëve Theta II, që i bënin vulnerabël ndaj prishjeve, deri tek djegia. Sipas inxhinierit, Kim Gëang-ho, drejtuesit teknikë të Hyundai munguan të adresonin problemin, duke e fshehur atë.
Shpërblimi, i dhënë nga rregullatori amerikan i automjeteve, është më i madhi i dhënë ndonjëherë, që mundësohet nga një akt i miratuar posaçërisht nga Kongresi në 2015 për të shpërblyer informatorët në këtë fushë, me objektiv sigurinë e blerësve.
“Jam i kënaqur për shpërblimin që kompenson riskun që kam kaluar për të mbrojtur pronarët e atyre mjeteve”, deklaroi inxhinieri, tashmë multimilioner./albeu.com/